Prokuroria e Kosovës autorizon Policinë për hetime lidhur me sulmin verbal të anëtarit të KQZ-së ndaj gazetarëve

Prokuroria e Kosovës autorizon Policinë për hetime lidhur me sulmin verbal të anëtarit të KQZ-së ndaj gazetarëve

Prokuroria e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me sulmin verbal të Sami Kurteshit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndaj gazetarëve.

“Lidhur me pyetjen tuaj, e konfirmoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime hetimore,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për televizionin Dukagjinin.

Gjatë një interviste, gazetares nga “Nacionale”, Sami Kurteshi refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve, duke i thënë asaj me fjalët: “Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë.”

Në lidhje me këto deklarata, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). Sipas AGK-së, gjuha e përdorur nga Kurteshi është jashtëzakonisht e rrezikshme.

"AGK-ja e konsideron këtë deklaratë si të papërgjegjshme, të papranueshme dhe të rrezikshme. Akuza e tillë, e paprecedentë ndaj një media, nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, jo vetëm që cenon lirinë e shtypit, por rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve," thuhet në reagimin e AGK-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy