Kalaja: Kandidatët e Alibeajt prishin punë dhe me një votë. Shembulli si nuk duhet të qeveriset Tirana, është Veliaj

Kalaja: Kandidatët e Alibeajt prishin punë dhe me një votë. Shembulli si nuk duhet të qeveriset Tirana, është Veliaj

Niveli i deputetëve është analfabetë funksionalë, njerëz që shiten e blihen, që s’kanë princip tjetër përveç parasë.

Japin para për të dalë deputetë dhe bashkëpunojnë me qeverinë për të marrë tendera. Shesin votat e tyre në momente delikate, për të nxjerrë paratë e tyre.

Është ky mendimi i dhënë në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv nga aktivisti dhe i angazhuari në radhët e Partisë Demokratike, Auolon Kalaja.

Ai thotë se Sali Berisha ka bërë një gjë shumë të mirë primaret ndonëse mund të kenë pasur shumë probleme, por nuk ka paguar askush para në vitin 2023, duke thënë se kjo epokë ka mbaruar në Partinë Demokratike.

Kalaja tha se PD në mars të vitit 2022, nuk kishte njerëz që çonin para, ndërkohë që tha se për kandidatë për deputetë në radhët e socialistëve kanë paguar deri në 300 mijë euro.

Do i bëj thirrje dhe zotit Alibeaj dhe këtyre të tjerëve të mos i nxjerrin kandidatët siç e kanë pasur traditë, ti nxjerrin ndryshe.

Kur ti instrumentin ia jep demokratëve, atëherë sigurisht që pushteti do legjitimohet. Kandidatët e Alibeajt prishin punë qoftë dhe me një votë, që tregojnë se PD është e përçarë.

Një pjesë kanë pazare me qeverinë, ndërsa një pjesë dalin për të kandiduar.

Në vijim duke folur për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ai tha se e ka kthyer kryeqytetin në kasaphane.

Për Bashkinë e Tiranës, shembulli se si nuk duhet të qeveriset Tirana, është Erion Veliaj. Një njeri që e ka bërë Tiranën kasaphanë përmes ndërtimeve.

Thotë se ka bërë vetëm 10 kulla, por nuk besoj se është kjo dhe këtë mund ta shohësh me sy të lirë. Duhet të kesh ndryshim, por jo duke prishur Teatrin Kombëtar dhe çdo shesh të Tiranës.

Më sillni sot një tiranas të shkëputur në 1990-ën nga qyteti, nuk e njeh më qytetin, nuk e lidh asgjë. Qendrat historike ruhen, por Veliaj me makutërinë e vetë ka ndërtuar aty ku metri është 3500 euro.

Unë jam pro zhvillimit, pro ndërtimit. Veliaj është nivel shumë i lartë i propagandës, nuk ka lidhje me PD.

Ky njeri nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën duhet të japë llogari për çështjen e Ardit Gjoklaj. Ai është etaloni i padrejtësisë që ka ndodhur në Shqipëri.

Ndërsa për kryedemokratin Sali Berisha tha se i gjithë leksiku i tij ka shkuar drejt zgjedhjeve politike, duke kërkuar votë kundër regjimit.

Por sipas tij, këto janë zgjedhje thellësisht lokale, për pastrimin, ujin dhe taksat e bashkisë që janë dyfishuar.

Beteja politike e zotit Berisha nuk ka si të shmanget për arsye se ka vendosur në pikëpyetje ekzistencën e partisë së vetë.

Më shumë duhet të fokusohet tek betejat lokale të bashkive. Duhet të fokusohemi te çështja e halleve të qytetarëve.

Zoti Berisha duhet të kthehet në këtë anë, pavarësisht se në leksikun e tij i ka trajtuar të gjitha zgjedhjet si politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy