Ndryshim kufijsh Kosovë-Serbi, Rama: Nuk duhet folur për shkëmbim territoresh, por për marrëveshje

Ndryshim kufijsh Kosovë-Serbi, Rama: Nuk duhet folur për shkëmbim territoresh, por për marrëveshje

Kryeministri Edi Rama nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV i dha përgjigje pyetjes nëse është pro apo kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Rama tha se nuk duhet folu për ndryshim kufijsh pasi sipas tij kjo është temë pa sens, por duhet bërë një marrëveshje mes dy vendeve për kufijtë. Rama tha se nëse ky diskutim do të bëhet duhet të bëhet si debat burrash ku duhet të marrin pjesë të gjithë.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Pro apo kundër ndryshimit të kufijve?

Rama: Sorosi as ka qenë përzier ndonjëherë me kufij, ndërkohë që gjithë kjo histori e ndryshimit të kufijve këta e ndaluan. Kufijtë nuk ndryshojnë dot fshehurazi. Nuk mbaron aty ku e diskutojnë dy veta. Nëse akuzohet Thaçi me presidentin e Serbisë ku do ta marrin ata ndryshimin në shtëpi?

Shkullaku: Kur u propozua si projekt hasi pengesë. Merkel ka ardhur në Shkup dhe ka thënë s’ka ndryshim kufijsh.

Rama: Nuk ka pasur dakordësi në tavolinë mes tyre. Nëse do kishte kjo dakordësi do dilte, do shkonte në një proces politik, referendar, do dilte. Dhe unë dua të them se unë i jam referuar Rugovës dhe Qoses që kanë thënë që nëse bëhet ky debat duhet të bëhet si debat burrash ku duhet të marrin pjesë të gjithë. Kjo është e gjitha një farsë.

Shkullaku: Vuçiç e ka thënë që është për shkëmbim territori, Thaçi tha do zgjerohemi me Luginën e Preshevës. Kur jeni pyetur ju keni thënë që momente të tilla një kombi I vijnë 1 herë në 1 mijë vjet dhe nuk duhet ta lëmë të na ikë. Merkelit ju i thatë që ajo është kancelare e gjermanëve unë e di çfarë është më e mirë për vendin tim.

Rama: Unë mendoj se kjo është çështje shumë komplekse dhe ashtu siç është zhvilluar dialogu ka shumë vështirësi dhe do të duhej të ishin trajtuar me shumë kujdes. Duhet bërë një bisedë serioze. Me Malin e Zi ne s’kemi pasur asnjë problem dhe sa vjet u deshën për të bërë një dakordësi. Nuk duhet folur për shkëmbim territoresh, por për një marrëveshje për kufirin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy