Kryetari i Partisë Demokratike akuzon qeverinë se në një kohë kur rastet pozitive me koronavirus po rriten testimet janë ulur. Numri 1 i PD-së thotë se kryeministri po e mban vendin me vjedhje dhe gënjeshtra, ndërsa shton se koha nuk pret. Sipas Bashës e gjithë kjo do të marrë fund kur ai të vijë në pushtet.
"Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë anti-krizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!" shkruan Basha.
Partia Demokratike edhe në daljet e mëparshme ka shprehur se fundi i kësaj qeveria do të vijë me 25 prillë, datë në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet.



