Bllokimi i aeroportit, Spiropali akuza opozitës: Akt çnjerëzor, ata luftojnë për karrige

Bllokimi i aeroportit, Spiropali akuza opozitës: Akt çnjerëzor, ata luftojnë për karrige

Kandidatja për deputete e PS, Elisa Spiropali ka komentuar bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si pasojë e protestës së kontrollorëve të trafikut ajror.

Në kuadër të një takimi elektoral me banorë të Qendër-Kamzës, Spiropali hodhi akuza ndaj opozitës si shkaktare të bllokimit të aeroportit të Rinasit. Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se opozita nuk do t’ja dijë për njeri.

Shikoni kë keni përballë! Kanë tre ditë që bllokojnë aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë. Janë një çetë e organizuar që nuk duan t’ja dinë as për njerëzit që duan të shkojnë jashtë për kurim, as për ata që vinë, as për ata që udhëtojnë, as për sigurinë kombëtare, se për ta më e rëndësishme është karrigia e tyre, është pushteti. Ata luftojnë për karrige. Për ta shëndeti i njerëzve s’ka rëndësi. Për ta të rrojë Luli, të rrojë Mona, të rrojë Iliri, të rrojë Fatmiri, të rrojë Shpëtimi, të rrojë Vangjeli, që janë në listë pa të tjerët le të vdesin. Jo, nuk do vdesim. Por ne do vazhdojmë përpara me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Ministrja Spiropali ka shpjeguar gjithashtu arsyet se përse Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe se 25 Prilli është një ndeshje e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve, fitoren e betejës me pandeminë dhe rimëkëmbjen e vendit.

Nuk kemi patur dy mandate. Kemi patur një mandat dhe një mandat lufte dhe beteje. Me ata që braktisën kuvendin e Shqipërisë, braktisën zgjedhjet, goditën institucionet me molotov, me armë, me zjarr, me gurë e me çfarë mund të gjenin e kur njerëzit që punonin në bashkinë e Kamzës i përdornin si mish për top për të goditur me gurë institucionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy