Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika, e sheh në tre rrafshe çështjen e Fredi Belerit kandidatit fitues të bashkisë Himarë, i cili ndodhet në burg me akuzën e blerjes së votave.
Duke folur për MCN Tv, ai përmendi në radhë të parë problemin penal të Belerit, së dyti çështjen politike në Shqipëri dhe në radhë të tretë shtoi se kazusi i tij krijoi probleme ndërshtetërore Shqipëri-Greqi.
Rezultati i Himarës ishte i vetmi që bëri ndryshim apo pati jehonë tjetër.
Pritshmëria e zgjedhjeve ishte me këto rezultate që kemi deri tani, edhe pse me çështjen Beleri retorika që u përdor kundrejt zotit Beleri, tregonte një indicie të votave drejt rezultatit që kemi.
Ndaj patëm rritje sulmi ndaj zotit Beleri dhe rezultati vërtetoi se kishim një përplasje.
Nëse duhet shmangur një përplasje dhe të mos vendosen përballë dy përplasje etnike, dy nacionalizma, nga të dyja palët duhet një shkundje.
Për fat të keq ajo që është retorika nacionaliste, edhe në Shqipëri dhe nga pala tjetër u përball me të njëjtën retorikë.
Rezultati është që Beleri është kryebashkiaku i Himarës. Sulmet ndaj tij krijuan një reagim edhe ndaj komunitetit në Himarë, ndjeshmëri njerëzore, apo edhe kundëreagim nga presioni dhe retorika nacionaliste ndaj komunitetit në Himarë.



