Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, për kritikat ndaj tij, i cilëson si pakënaqësi dhe jo kritika, pasi për të kritikat janë të shëndetshme.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai tha se asnjëherë nuk e ka kuptuar pse ka të pakënaqur, duke shtuar se në vend të kritikave përdoren fyerje.
Sipas tij, vetë themelimi i Akademisë së Shkencave është quajtur bashkim institutesh dhe se në 2007, “viktima” të këtij debati që sipas tij u bë për politikë dhe u kërkua të hiqen institutet dhe u hoqën, por personalisht përkrah modelin me institute.
Shumë institute u shkrinë fare dhe vetë institutet e albanologjisë ngelën në rrugë, se ligji për arsimin e lartë njeh vetëm institutet brenda universiteteve.
Por institutet nuk mbetën as brenda Akademisë dhe as brenda universiteteve. Kjo tregon nxitimin e asaj reforme që ne e quajmë eksperiment të dështuar.
Ligji i ri parashikon që pranë Akademisë të ketë njësitë e kërkimit, të cilat mund të jenë të përkohshme ose të përhershme.
Ne po punojmë që këto institute të nanoteknologjisë apo të bioteknologjisë. Dhe me inteligjencën artificiale mund të merremi.
Ne nuk do jemi në majë, por do jemi në zbatim. Jam për një Akademi e cila organizon edhe kërkimin shkencor, ka pranë saj edhe qendra kërkimore.
Se Shqipërisë i mungon pothuajse fare kërkimi shkencor.



