Kulluri: Zhgënjim, zgjedhjet e Berishës sot si ato të Bashës më 13 qershor

Kulluri: Zhgënjim, zgjedhjet e Berishës sot si ato të Bashës më 13 qershor

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri e ka konsideruar ditën e sotme të zgjedhjeve në PD, si nj atmosferë dramatike dhe mungesë totale optimizmi, indiferencë dhe zhgënjim. Ai e krahason me 13 qershorin ditën kur Lulzim Basha kërkoi të rizgjidhej në krye të PD.

Ashtu siç pritej dhe e kam konstatuar prej muajsh, situata në Partine Demokratike mbetet po aq e rëndë sa përpara 9 shtatorit 2021. Sot në orën 11”15 shkova të votoj për kandidatët për kryetar të PDSH pranë qendrës se votimit ne degën nr. 2, Tiranë. Me keqardhje konstatova se krejt ndryshe nga Referendumi i 18 dhjetorit, pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët. Në 18 dhjetor ashtu siç edhe mediat disponojnë pamjet filmike, radha e votuesve në pritje për të votuar ishte e gjatë. Sot, ishte e njëjta situate si në 13 qershor kur Basha kërkoi të zgjidhej pas 4 zgjedhjesh të humbura! Sërish pas 1 viti, atmosfera është dramatike. Mungesë totale optimizmi, indiferencë dhe zhgënjim!

Më tej ai shton se për arsye që i ka thënë e stërthënë me vite e muaj të tërë, PD nuk po del dot nga kriza e thellë politike që e ka pushtuar të paktën që nga viti 2017!

Leximi i keq qëllimisht apo jo qëllimisht që ju bë Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Referendumit të 18 dhjetorit nga zoti Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit na çoi në rezultatin e 6 marsit dhe zgjedhjet e sotme! Uroj që Komisioni Elektoral mos të bëjë të njëjtën gjë si në 13 qershor, ku u mbushën kutitë e votimit duke manipuluar hapur zgjedhjet për kryetar të PDSH.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy