"Ndërkohë që Shqipëria po përmbytet, Edi Rama po ngrohet në plazhet ultra-luksoze të Majemit"- kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.
Në një deklaratë për mediat, Ristani tha se pasi mbylli një vit dështimi në qeverisje, Kryeministri Rama vazhdon të rendë pas pasioneve të tija, të cilat po i paguajnë qytetarët shqiptarë.
PD i referohet lajmeve në meduia se Kryeministri Rama ndodhet për pushime në Majami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që Shqipëria po përmbytet nga reshjet e shumta që kanë nisur prej 24 orësh pandërprerje.



