Aktivistja Brizida Gjikondi në një intervistë për emisionin “Arnautistan” në MCN TV lidhur me nismën e fundit të kryeministrit Edi Rama për të punësuar studentët shqiptar ekselentë në qeverinë e tij, u shpreh se kjo është diçka pozitive, por sipas saj ata nuk do të përshtaten.
“Mendoj që kjo që po bënë Rama me ekselentët është pozitive, por kam përshtypjen që nuk po i krijon këtyre të ekselencës që po merr nga jashtë nuk po i krijon ambientet, Ti mund ti tërheqësh po ai ndoshta nuk di të funksionojë në një ambient shqiptar.
Ministritë dhe institucionet nuk kanë një staf që një person që vjen nga jashtë të dijë se si ti menaxhojë.
Ka dhe njerëz që duan të spikaten dhe të bëjnë emër. Megjithëse shumica e atyre, ka pasur dhe më parë që Rama ka tërhequr nga jashtë.
Domethënë janë disa që nuk kanë habitatin e tyre. Është ajo që thash në fillim që kur shkojnë jashtë janë të suksesshëm sepse është ambienti. “, u shpreh Gjikondi.



