Basha: Referendum për ligjin e mbetjeve

Basha: Referendum për ligjin e mbetjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të hënën se opozita po studion ushtrimin e së drejtës parlamentare për t’i kërkuar Kuvendit miratimin e një referendumi për të ndaluar importin e mbetjeve.

Duke reaguar ndaj qëndrimeve të sotme të kryeministrit Edi Rama për ligjin e mbetjeve gjatë takimit me sipërmarrës të industrisë ricikluese në vend, Basha tha se qëndrimi i PD-së është i qartë: ne jemi kundër çdo lloj importi mbetjesh, pasi ka një vullnet të qartë popullor për këtë dhe ne duhet t’i nënshtrohemi këtij vullneti.

“Rruga e vetme për t’í prerë rrugën kësaj katastrofe kombëtare është bllokimi i saj. Ne do të bëjmë gjithçka, në aleancë me qytetarët, që kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë. Ne do t’i kërkojmë presidentit të mos e ratifikojë ligjin. Po ashtu, do t’i kërkojmë Kuvendit mbajtjen e një referendumi kundër importit të plehrave, referendum që kërkon firmat e 28 deputetëve”, u shpreh Basha.

I pyetur nga gazetarët për ligjin “për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i inicuar nga qeveria e PD-së në vitin 2013, Basha u shpreh kritik edhe ndaj tij.

“Është një reflektim personal i imi se ligji që ne bëmë për importin e plehrave ka qenë i gabuar, por nuk ka pasur prapavijë për interesa korruptive. Jam i penduar për vendimin e marrë, pasi një vend që promovon turizmin nuk mund të kthehet në një vend për importin e mbetjeve. Ne atëherë besuam se do të vepronim në favor të interesit publik. Por, nëse sot do të isha përpara këtij vendimi qëndrimi im do të ishte negativ”, deklaroi Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy