Nikolla: Kemi ende drejtorë shkollash që sillen si bajraktarë

Nikolla: Kemi ende drejtorë shkollash që sillen si bajraktarë

Ministrja e Arsimit në kuadër të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, nga Rrogozhina informoi qytetarët se drejtuesit e shkollave të fëmijëve të tyre do të jenë njerëz të mirëtrajnuar në Shkollën e Drejtorëve dhe nuk do të jenë më as drejtorët e politikës e as të korrupsionit. Ky institucion parashikohet të ngrihet me ndryshimet ligjore që pritet të ndodhin për pak muaj në ligjin e arsimit parauniversitar i cili ka filluar të debatohet në Parlament.

"Kemi ende drejtorë shkollash që sillen si bajraktarë, kemi ende drejtorë që përpiqen t’i ndajnë mësuesit në tanët dhe tyre, kemi drejtorë shkollash që janë aty për të bërë çdo gjë tjetër por jo misionin e tyre. Kjo është beteja jonë e radhës që do ta zgjidhim me Shkollën e Drejtorëve. Shkolla e Drejtorëve e cila do të bashkëfinancohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim do të jetë një shkollë e parametrave evropianë që do të mundësojë kushdo që është në krye të shkollës apo edhe ata që aspirojnë për të udhëhequr dhe menaxhuar një shkollë në Shqipëri, të kenë së pari formimin e nevojshëm për të garantuar se kjo do të jetë e mundur dhe nuk do të jenë aty njerëzit që merren me çdo gjë tjetër përveç se me atë që janë zgjedhur për të bërë nuk merren”, tha Nikolla.

Shqetësimi i mësuesve dhe prindërve të Rrogozhinës për rikonstruksionin e gjimnazit të qytetit mori zgjidhje gjatë dëgjesës të hapur publike në qendër të qytetit.

Nikolla u bëri me dije maturantëve pak ditë para nisje së provimeve të maturës, të kenë kujdes me kopjet apo telefonat në provim sepse do të penalizohen jo vetëm për një provim, por gjatë gjithë vitit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy