Benet Beci betohet si kryebashkiaku i ri i Shkodrës, pritet në zyrë nga Bardh Spahia

Benet Beci betohet si kryebashkiaku i ri i Shkodrës, pritet në zyrë nga Bardh Spahia

Benet Beci u betua si kryetar i ri i bashkisë Shkodër duke marrë kështu detyrën si qytetari i parë i qytetit në mbledhjen e konstituimit të këshillit bashkiak Shkodër. Në fjalën e tij Beci deklaroi se do jetë kryetari i bashkisë i të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim politik. Becin në zyrë e priti Bardh Spahia i cili për më shumë se një vit e dy muaj drejtoi bashkinë Shkodër. Ndërkohë kryetar i këshillit bashkiak u zgjodh Oltion Luli i PS dhe dy nënkryetarët Valjeta Bajraktari e koalicionit "Bashke Fitojmë" dhe Vjoleta Perndreca e PSD. Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe anëtarët e këshillit të qarkut, Edmond Ndou, Hilmi Lakti, Fatbardh Dama, Blediana Nika, Erlinda Kavaja, Vjollca Petani te PS dhe Marina Duhani e PSD. Në mbledhje morën pjesë drejtuesja politike e PS Shkodër Elisa Spiropali, deputeti i PS Agron Çela dhe deputetet e PSD Meri Markiçi dhe Gledis Çeliku si dhe prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni. Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka 51 anëtarë prej të cilëve 19 i ka PS, 13 Bashkë Fitojmë, 12 PSD, 5 PD dhe tri anëtarë i përkasin partive të vogla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy