PD pas vulës, Sefa: Personalizimi i partisë me liderin, gjëja më e dëmshme që ka ndodhur në Shqipëri (VIDEO)

PD pas vulës, Sefa: Personalizimi i partisë me liderin, gjëja më e dëmshme që ka ndodhur në Shqipëri (VIDEO)

Avokati Indrit Sefa, për vendimin e gjykatës së Apelit e cila i dha vulën pjesës së Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, thotë se nga pjesa e PD-së së Lulzim Bashës, nuk ka vendimmarrje dhe se çdo gjë është individuale.

Në një intervistë për MCN Live, ai deklaroi se diskutimet janë të ndryshme dhe se në vijim do të shihet ecuria.

Drupal Ad

Është zgjedhje individuale e gjithsecilit nëse do të organizohet në një subjekt të ri politik, gjithsecili do e vlerësojë dhe do vendosë vetë se çfarë do bëjë me të ardhmen e vetë politike.

Është marrëdhënie individuale që gjithsecili ka me angazhimin e tij politik në të ardhmen.

Në momentin që nuk ka një vendimmarrje kolegjiale, vendimmarrja është individuale.

Nuk është çështja do bëjë parti Basha apo jo dhe do bëjë një parti tjetër. Ka dhe jetë jashtë politikës.

Angazhimi politik është dëshirë për t’iu shërbyer qytetarëve dhe për të vënë në zbatim idetë që ke për politikën, nëse do hapet një parti tjetër jo domosdoshmërisht do jetë Lulzim Basha kryetar partie.

Partia është bërë, është jetike, është aktive.

Personalizimi i partisë me liderin e saj është gjëja më e dëmshme që ka ndodhur në Shqipëri, në momentin që e shmangim këtë e kemi mbyllur tranzicionin politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy