Ligji për Akademinë e Shkencave/ Fuga: Presidenti nuk kreu detyrën që i ngarkon Kushtetuta! Një sprovë besimi që dështoi

Ligji për Akademinë e Shkencave/ Fuga: Presidenti nuk kreu detyrën që i ngarkon Kushtetuta! Një sprovë besimi që dështoi

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas botimit në Fletoren Zyrtare të ligjit të kontestuar për Akademinë e Shkencave, i cili hyn në fuqi pasi u kalua në heshtje nga Presidenti Begaj.

Fuga thekson se “Presidenti zgjodhi të veprojë duke mos vepruar!”  duke mos kryer detyrën e ngarkuar nga Kushtetuta.

Akademiku vë në dukje se ligji në fjalë “ishte një sprovë besimi”, por ku kreu i shtetit “dështoi”.

Ai ironizon se do të kishte qenë më e denjë që kreu i shtetit ta kishte shpallur dekretimin, pasi do të tregonte së paku praninë e shtetit.

 

Presidenti zgjodhi të veprojë duke mos vepruar! 
Z. Bajram Begaj, President i Republikës, sot zgjodhi që të mos e kryejë detyrën e tij të ngarkuar nga Kushtetuta, për ta shpallur të vlefshëm ligjin e firmosur nga deputeti Petro Koçi për zgjedhjet në akademinë e shkencave, 
as ta ushtrojë të drejtën e tij për ta kthyer për rishikim këtë ligj në Kuvendin e Shqipërisë. 
Pra, as kreu detyrën e Tij, as ushtroi të drejtën e Tij, 
por sipas asaj që i lejon neni absurd 84 i Kushtetutës, nuk bëri asgjë! 
Veproi me mosveprimin e tij! 
La të kalojë një ligj që nuk ka gjykuar se ishte një ligj i denjë, i drejtë, për ta shpallur! 
Ishte një sprovë besimi! Por, që dështoi. 
Do të kishte qenë shumë herë më e denjë dhe në përputhje me funksionin ta kishte shpallur me dekretimin e Tij! Do të ndihej që shteti, sido është, përsëri çdo funksion funksionon! 
C'e do se! 
Rrënqethëse! 
Përsëri heshtje këtë radhë, si për ligjin për lejimin e kanabisit, për të drejtat e studentëve të mjekësisë. 
Në ditët në vazhdim do të vazhdojë një cikël shkrimesh për këtë heshtje të Presidentit, përse ndodhi, çfarë pasojash ka, si edhe për absurditetin e këtij neni të Kushtetutës që toleron mosveprimin në kryerjen e detyrës kushtetuese, pra që Presidenti i Republikës të shuajë në këto raste vetë funksionin e Presidentit, të sillet sikur të mos jetë!
”, thuhet në reagimin e Fugës në rrjetet sociale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy