Energjia, Meta: Zgjidhja e “Rilindjes”, lutja për reshje! Në 12 nëntor, protestë kundër vjedhjeve monstruoze

Energjia, Meta: Zgjidhja e “Rilindjes”, lutja për reshje! Në 12 nëntor, protestë kundër vjedhjeve monstruoze

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagon lidhur me situatën energjetike në vend. Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ai thotë se aktualisht rezervat e gazit në vendet europiane janë 100%.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse çmimet e energjisë janë mesatarisht 150 euro/Mwh, pasi 36% e totalit të energjisë në Europë sigurohet nga gazi natyror me kosto 100 euro/Mw.

Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse të gatshme për t’u shkarkuar në terminalet LNG, Qeveria e ‘Rilindjes’ ofron si zgjidhje të lutemi për reshje.

Ndërkohë që çmimi i energjisë ka rënë me 50% në krahasim me muajin shtator, Qeveria e “Rilindjes” vendos të rritë shumëfish çmimin për familjet shqiptare.

Ndaj 12 Nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve monstruoze të “Rilindjes” në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy