Kompromisi politik, Milo zbulon se kur mund të arrihet marrëveshja

Kompromisi politik, Milo zbulon se kur mund të arrihet marrëveshja

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo thotë në “Arena” nga Dritan Hila se shpreson që deri të shtunën në darkë të arrihet një marrëveshje politike.

Milo shprehet se takimet në të cilat pritet që të arrihet një marrëveshje zakonisht bëhen pa u lajmëruar media.

“Nuk kam qenë në koalicion sepse nuk kam qenë në qeveri. Do të shkojmë në zgjedhje si forcë politike për të mbijetuar politikisht. Na i imponua kjo situatë nga sjellja politike e dy partive të mëdha. Duke qenë se nuk ka shans për marrëveshje, le të shpresojmë se do të ketë.

Ndonjëherë, takimet finale dhe ato që mund të nxjerrin “tymin e bardhë” bëhen pa u njoftuar. Për mua, momenti i fundit do të jetë e shtuna në darkë. Ndoshta deri të shtunën mund të kemi ndonjë kompromis. Fakti që sot është punuar me intensitet të lartë nga diplomatët. Unë flas për ndikimin e shteteve që përfaqësojnë jo ndikimin personal të Lu-së dhe zonjës Vlahutin.”, tha Milo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy