Kush është 22-vjeçarja dhe doktoresha që po kryesojnë listën e PD në Durrës

Kush është 22-vjeçarja dhe doktoresha që po kryesojnë listën e PD në Durrës

Në Durrës vijon numërimi i votave për kandidatët, ku deri më tani nga 481 qendra votimi janë numëruar vetëm 273  qendra.

Deri më tani nga PS më i votuari është Rrahman Rraja me 7.358 vota duke lënë pas dhe kryesocialistin Edi Rama me 6.941 vota, dhe i treti Jurgis Çyrbja me 4.968 deri më tani.

Ndërsa nga PD më e votuara është deri më tani është një vajzë e re që kandidon për herë të parë, 22-vjeçarja Andia Ulliri me 5249 vota. Sipas informacioneve të  profilit të saj në Facebook, Andia është nga Kruja dhe jeton në Tiranë, ndërsa është në përfundim të studimeve të larta tek Universiteti Epoka për ‘Arkitekturë’.

Pas saj e dyta renditet Manjola Luku me 4051 vota, me profesion doktoreshë. Ajo pritet të kalojë herësin e votave në qarkun e Durrësit, duke fituar zonën Manëz, Ishëm, Sukth. Luku ndonëse kandidon për herë të parë në një parti politike, rrezikon mandate të figurave me një karrierë politike tashmë si Xhaferraj e Bylykbashi.

I treti deri më tani renditet Igli Cara me 3230 vota.

Kujtojmë se PD në Durrës ka siguruar 6 mandate, ndërsa Luku është renditur e 9 në listë ndërsa Cara i 7.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy