Basha refuzon ftesën e Ramës për tryezë: Thirrje hipokrite

Basha refuzon ftesën e Ramës për tryezë: Thirrje hipokrite

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për një tryezë e përbashkët për Integrimin, duke e quajtur atë si një thirrje hipokrite.

Në përgjigje të tij, Basha liston ato që quan dështime të qeverisë Edi Rama në rrugën europiane, që sipas kryedemokratit e kanë larguar Shqipërinë nga BE dhe fajtor kryesor bën shefin e kabinetit qeveritar.

Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë mbajtur peng integrimin europian të Shqipërisë dhe për shkakun e tij gjatë këtyre viteve kushtet janë shtuar nga 5, në 9 dhe tani janë 15 që duhen përmbushur. Ky është një dështim i Ramës, që nuk mund të maskohet dot pas thirrjeve hipokrite”, citohet nga deklarata e Bashës.

Kryedemokrati, theksoi se kjo krizë vetëm sa nxori zbuluar të gjitha dështimet e Ramës: shëndetësinë e vjedhur, ekonominë e rrënuar, papunësinë e rritur, varfërinë në ekstrem, dhe shtetin prej kartoni të katandisur në regjim facebook-u.

Ai tha se janë dështimet e Ramës që po varfërojnë përditë njerëzit, po e rrënojnë ekonominë, dhe po na largojnë nga Europa.

Vendi tani është para një krize të thellë ekonomike sepse në vend që t'ju japë mbështetje njerëzve dhe ekonomisë, Rama po jua jep paratë e shqiptarëve një grushti klientësh dhe oligarkësh”, shprehet Basha.

Për kreun e PD-së, pandemia tregoi se kryeministri shqiotar vazhdon të përforcojë edhe më shumë bashkupunimin me krimin e organizuar në një fushatë të turpshme të pastrimit të parave të pista.

Pandemia për fat të keq tregoi edhe njëherë se Rama vazhdon të vjedhë dhe mashtrojë njerëzit duke i lënë ata pa ndihmën ekonomike që u takon të marrin nga shteti. Pandemia tregoi se ai e vendos veten mbi ligjin dhe kushtetutën dhe se për veten dhe klientelën e tij shkel mbi gjithçka”, tha ai.

Në fund të reagimit, Basha thekson se zbatimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave është jetik për Shqipërinë dhe udhërrëfyesi i vetëm për nxjerrjen e vendit nga autokracia, paligjshmëria dhe kriza ekonomike, ku e ka zhytur Rama dhe regjimi i tij kusar.

Kryeministri Edi Rama të shtunën i shtriu dorën Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha e aktorëve të tjerë që të ulen në një tryezë për të treguar vullnetin e përbashkët dhe unitetin kombëtar për negociatat.

Rama theksoi se jemi gati për t'u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, secili të bëjë detyrat e veta, jo për t'u imponuar të tjerëve që të bëjnë detyrat e tyre, por për një mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, që deri më sot nuk më rezulton se ka një mendje tjetër.

Pas dritës jeshile nga BE-ja, kreu i qeverisë u shpreh se kryenegociator për të drejtuar skuadrën e Shqipërisë në bisedimet me Bashkimin Europian ka vendosur ish-ambasadorin dhe kandidatin për president në vitin 2002, Zef Mazi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy