Mosvaksinimi i kosovarëve/ Presidenca: Osmani nuk e ka fajësuar Zvicrën, por ka apeluar për vaksinim  

Mosvaksinimi i kosovarëve/ Presidenca: Osmani nuk e ka fajësuar Zvicrën, por ka apeluar për vaksinim  

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Zvicër për një vizitë disaditore.

Me këtë rast, referuar numrit të lartë të kosovarëve të infektuar që u kthyen në Zvicër pas pushimeve në Kosovë, ajo shprehu kritika se shteti zviceran do duhej të kishte ndihmuar ata të vaksinoheshin paraprakisht, shkruan Blick zviceran.

Por nga Presidenca, një deklaratë e tillë, është thënë të jetë keqkuptuar.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka thënë se presidentja në deklarimin e saj për mediumin zviceran “Blick” nuk e ka fajësuar Zvicrën për mërgimtarët tanë të infektuar me COVID-19, porse ka apeluar për vaksinimin e të gjithëve.

Sipas Kupinës, presidentja Osmani ka theksuar se nuk është koha për akuza reciproke, porse për angazhim të përbashkët për vaksinim masiv të të gjithë qytetarëve në Zvicër, por edhe në Kosovë.

Devijimi i deklarimit të Presidentes Osmani vetëm sa i kontribuon negativisht angazhimit për vaksinim.

Nxjerrja jashtë kontekstit e kësaj deklarate shkakton dëme edhe në kontekstin kosovar, teksa përballemi me rritjen e ndjeshme të rasteve të të infektuarve, fatkeqësisht edhe të vdekjeve, prandaj mesazhi i Presidentes është fort i qartë: Vaksinimi shpëton jetë. Vaksinohuni, në Zvicër, në Kosovë, në gjithë botën!

Të gjithë kemi të drejtë të informohemi dhe atë shpejtë, por para se gjithash saktë!

Ndryshe, sot në mediat në Kosovë është raportuar se presidentja Osmani në një deklaratë për Blick ka është detyrë e autoriteteve zvicerane, që edhe personat me rrënjë nga vende tjera t’i bindin për t’u vaksinuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy