
Luan Baçi ka reaguar pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Baçi shkruan se Basha duhej të ishte larguar kohë më parë dhe se dëmi që ai i ka shkaktuar partisë gjatë këtyre 8 viteve, është i pallogaritshëm.
Basha dorëhiqet" jo! Basha është i shkarkuar nga kuvendi i 11 Dhjetorit me 4446 vota të delegatëve të kuvendit dhe i ratifikuar nga 44000 anëtarë të PD! Basha duhet të ishte larguar nga zyrat e PD kohë më parë dhe mos të pengonte aktivitetin normal të PD! Dëmi që i ka shkaktuar PD është i pallogaritshëm!
Trumbetimi i veprimit të sotëm si " Dorëheqje" apo një "Hap pas" për " të mirën e demokratëve" është hipokrizi, për të tërhequr vëmendjen dhe për të rikuperuar diçka nga ajo që mund të ketë mbetur! Asgjë s’ka mbetur, për tu rikuperuar, veprimi i tij i sotëm është i detyruar, nga presioni i demokratëve, ai është i vetëm, pa mbështetës dhe pa dinjitet!
Ai përsëri do të vazhdoj, të imponohet, të fitoj ndonjë pikë, për ta paraqitur veprimin e tij, si veprim fisnik, si veprim lideri dhe se është i vlefshëm! Thjeshtë duhet të largohet nga zyra, dhe të kërkoj falje demokratëve për të gjithë demin që ka shkaktuar!



