Ministri Kotzias takon Bushatin në Korçë, hoteli nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

Ministri Kotzias takon Bushatin në Korçë, hoteli nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka mbërritur në Korçë, ku do një nisë dhe takimin 3 ditorë me homologun e tij shqiptar Dimir Bushati.

Takimi vjen në vazhdën e bisedimeve mes palëve pas takimit që palët patën në ishullin grek dhe ministrat shoqërohen nga i njëjti delegacion që ishte edhe pjesë e takimit në Kretë.

Shefi diplomacis helene mbërriti në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kapshticës, ndërsa hoteli ku do të qëndrojnë Bushati dhe Kotzias është nën masa të rrepta sigurie.

Marrëveshja detare, çështja e ligjit të luftës, ajo e pronave për çështjen çame, që për Athinën nuk ekziston dhe varrezat e ushtarëve greke do të jenë në diskutemet e para të dy Ministrave dhe delegacioneve teknike. 

Asnjë nga palët nuk pranoi të flasë për mediat që ishin të grumbulluara para hotelit në qytetin e Korçës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy