Gazetari Arben Manaj, rrëfen se me Fatos Nanon ka pasur raport shumë miqësor, për shkak të punës, ndërsa shton se po të rrinte me të do ishte bërë dhe ai “me xhin dhe tonik”.
Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai tha se Fatos Nano ka qenë një autobus firzamonik pa fatorino fare.
Ndërsa për Kryeministrin Ylli Bufi deklaroi se mbahet mend vetëm se tha 6 ditë bukë ka.
Leka Meksi ka qenë një intelektual që ndihej keq në radhët e kësaj partie. Ka qenë një intelektual që rrethohej nga njerëz jo shumë të klasit të tij, ishte idealist.
Ishte Sali Berisha që bënte diellin dhe shiun, gjithçka në atë kohë. Fakti që ai iku tregoi klasin e vetë. Bashkim Fino i qeverisë së pajtimit kombëtar, ishte një koincidencë dhe la ato gjurmë që la.
Por nuk i doli keq Finos, edhe financiarisht. Pandeli Majko, ishte shumë më i besueshëm dhe i këndshëm atëherë, se më vonë u bë gallatë e madhe, deri sa luanin lart e poshtë Kryeministrat e ditës hajde se do të bëjmë President dhe ky e besonte.
Kishte një sëmundje të keqe se i sëmurej goja. E di pse e kanë këta, se këta po të lënë politikën nuk i merr njeri në punë. Interesante është që këta dolën në një kohë kur politika europiane zotërohej nga dinozaurë.
I hapën rrugën kancelarit austriak që erdhi në moshë të re.
Pandeli Majko pati fat me luftën në Kosovë, mori një valencë të madhe që ndoshta nuk e meritonte dhe pastaj u mor me ne të Diasporës, se gjithë problemet që i janë zgjidhur diasporës janë prej Pandeli Majkos...
Sali Berishën dhe Edi Ramën, ika në BBC i lashë këtu. U mbyll BBC i lashë këtu, kam nja 12 vjet me Top prapë këtu.
E di si në duken këta në politikë si “Benz 240”, ndërsa Rama më duket si “Tesla” që punon me energji elektrike e prodhuar nga inceneratorët.



