Blushi: Mungesa e Ramës dhe Bashës e bëri të padobishme tryezën

Blushi: Mungesa e Ramës dhe Bashës e bëri të padobishme tryezën

Kreu i Partisë Libra Ben Blushi, tha se tryeza e thirrur nga kryeperlamentari Ilir Meta ishte e padobishme për shkak sipas tij, nuk merrte pjesë Partia Demokratike.

Ai tha se mungesa e Ramës dhe Bashës e bëri të padobishme tryezën, ndërsa takimi ishte informues për dështimin e negociatave ditën e djeshme.

"Fakti që Partia Demokratike dhe disa parti të tjera nuk morën pjesë, fakti që kryeministri nuk ishte i pranishëm, e bën të padobishme këtë tryezë. Kështu që njerëzit të mos presin të zgjidhet kriza edhe pas kësaj tryeze.

Më shumë u informuam se çfarë ka ndodhur dje gjatë negocimit me ndërkombëtarët dhe çfarë oferte është paraqitur atje për palët që ju e dini se nuk është pranuar. Ky ishte thelbi i tryezë.

Pra nuk ishte PD që refuzon të hyjë në zgjedhje, dhe kryeministri të cilit i kërkohet dorëheqja, tryeza u përqendrua në aspekte teknike për përmirësimin e standardeve zgjedhore edhe në kushtet kur mungon një marrëveshje politike siç duket do të mungojë edhe disa kohë", tha Blushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy