
Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Petrit Doda do të regjistrohet si deputet i pavarur dhe jo në Grupin Parlamentar të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë.
Doda, i cili mbante numrin 32 në listën e Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 zëvendësoi Alfred Rushajn, pas dorëheqjes së këtij të fundit.
Ai ka bërë të ditur se vendimin ia ka komunikuar dy grupeve të PD-së dhe është konsultuar me Princ Lekën dhe me deputetë të vjetër.
Ditën e djeshme, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, përjashtoi prej grupacionit të djathtë në Kuvendin e Shqipërisë katër emra, të cilët ishin deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.
Katër deputetëve, u ishte lënë kohë një vit, për t’u distancuar nga kjo dhunë. Por, ata qëndruan në krah të Berishës sa i përket çështjes së drejtimit të demokratëve.



