Basha me kryetarin e komunës së Dibrës së Madhe/ Duka: “Ruga e Arbrit”, shpresë e madhe për zhvillimin ekonomik

Basha me kryetarin e komunës së Dibrës së Madhe/ Duka: “Ruga e Arbrit”, shpresë e madhe për zhvillimin ekonomik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim para pak minutash Kryetarin e Komunës së Dibrës së Madhe, Hekuran Duka dhe delegacionit që e shoqëronte.

Basha u shpreh se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Dibrës së Madhe dhe Tiranës, Shqipërisë, ku prioritet mbetet përfundimi i Rrugës së Arbrit.

Në deklaratën për mediat pas takimit, Basha u shpreh se bisedoi me kreun e Dibrës së Madhe për forcimin e bashkëpunimit për të krijuar një të ardhme me shpresë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

"Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Dibrës së Madhe dhe Tiranës, ku prioritet mbetet Rruga e Arbrit dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore. Diskutuam dhe për projektet të tjera dhe këto kohë të vështira t’i kalojmë me solidaritet dhe të ndërtojmë një të ardhme me shpresë për të gjithë shqiptarët dhe të çojmë përpara të gjitha projektet”, tha Basha.

Ndërsa kreu i Komunës së Dibrës së Madhe në fjalën e tij kërkoi më shumë vëmëndje nga politika shqiptare për këtë zonë.

“Dihet që treva e Dibrës për një kohë të gjatë ka qenë një zonë ku nuk ka zhvillim të duhur ekonomik megjithëse kontributi i Dibrës me vlerë kombëtare është mjaft i theksuar dhe evident. Presim nga të gjitha partitë shqiptare dhe faktorët politikë shqiptarë t’i kthehen kësaj treve dhe ka filluar ky interesim edhe me fillimin e “Rrugës së Arbit”, që ne e shohim si një shpresë të madhe për zhvillimin ekonomik të asaj zone. Gjithashtu, projekte të tjera që i përmendi kryetari në të ardhmen do të jenë realitet, por duhen me një intensitet më të lartë që ne të kemi integrimin brenda shqiptarëve që ai të bëhet realitet sa më shpejt që më së voni të mbërrihet dhe tek integrimi euroatlantik”, tha Duka.

Po ashtu, Duka shtoi se “ne do jemi në kontakt edhe me parti të tjera politike dhe të jetë faktorë që veprojnë në Shqipëri. por jemi të interesuar që politika shqiptare të mbajë frymën e lartë të patriotizmit dhe kombëtarizimit”. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy