Numërimi i kutisë së fundit ka tensionuar situatën në Durrës. Mësohet se kandidati i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, është sulmuar nga mbështetësit e Vangjush Dakos.
Kandidati i PD-së është afruar në vendin ku gjendej Dako për t’i thënë diçka në lidhje me ecurinë e numërimit, por është sulmuar nga mbështetësit e tij.
Kjo ka acaruar mbështetësit e Xhaferajt, të cilët janë afruar duke rrezikuar një përplasje më të madhe.
Në Durrës, vota e qytetarëve u përkthye në 8 mandate për PS-në dhe 6 për PD. LSI nuk arriti të merrte mandat.



