Alibeaj pas takimit me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Glover: Berisha ka uzurpuar selinë e PD

Alibeaj pas takimit me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Glover: Berisha ka uzurpuar selinë e PD

Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj u takua sot me shefen e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover.

 Pas takimit Alibeaj iu përgjigj interesimit të mediave, dhe bwri tw ditur se Gloverin e kishte informuar në lidhje me situatën ku është sot PD dhe uzurpimin, sipas tij të selisë.

 Duke u ndaluar tek fushata, ai shtoi se PD po bën fushatë kundër regjimit qeverisës ndonëse kandidatet e PD po sulmohen, sipas Alibeajt nga qeveria dhe koaliconit Meta-Berisha.

Alibeaj tha se kandidatët e grupimit të tij janë tërhequr nga gara për bashkitë e vendit, pasi janë gjendur përballë presionit si nga maxhoranca por edhe nga kampi tjetër të Partisë Demokratike.

Tenderat e hapura, Aktivistin që e kanë në funksion të plotë, administratën në funksion të zgjedhjeve. I bëra të qartë shkeljet e evidentuara nga KQZ. Momentin që nuk ka marrë masat e duhura për të përjashtuar ata kandidatë që rezultojnë të dënuar.

Çështja në PD reflekton te korrektësia e këtyre zgjedhjeve. Ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe selia jonë është zaptuar. Frekuentohet nga njerëz që nuk përfaqësojnë në PD.

Edhe çështjen e mos figurimit të kryetarëve përkatës të koalicionit. Saktësova qartësisht se kush janë subjektet zgjedhore që keqpërdorim fondet dhe administratën. Për situatën që ka ndodhur brenda PD, për pozicionin që kemi mbajtur. I bëra të qartë situatën tonë. Situatën e presionit që ndodh ndaj PD, për përdorimin e mediave dhe çështjen e financimit të partisë. PD gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur presion për të mos bërë fushatë për qytetarët.

Është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe nga ajo pjesë që pretendon të jetë Partia Demokratike.

Ka një vit e ca që kjo parti është në një presion dhe shantazh që do të thotë fare qartë që ne jemi nisur për të bërë fushatë elektorale për qytetarë kundër regjimit. Njerëzit nuk e kanë menduar të ndodhen nën presion edhe nga një palë tjetër. Sali Berisha nuk e përfaqësojnë Partinë Demokratike në aspektin ligjor. Unë besoj se demokratët i përfaqësojnë vetëm ata njerëz që mbartin vlerat që demokratët kërkojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy