
Kuvendi ka konfirmuar se ish-kryeministri Sali Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Pasi Gazment Bardhi i dërgoi Kuvendit një shkresë ku revokoheshin vendimet e për përjashtimin e deputetëve nga Basha, Kuvendi sqaron që Berisha s’ka qenë anëtar i grupit parlamentar të PD që nga fillimi i legjislaturës.
“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi ‘Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature’. Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, sqaron Kuvendi.



