
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë Shkodër, Bardh Spahia, u shpreh sot në emisionin "Të Paekspozuarit", në MCN TV, te gazetari Ylli Rakipi, se zgjedhjet vendore të 6 marsit, janë thellësisht politike për faktin se janë të kyçur të gjithë faktorët dhe kundërshtarët politik për të marrë Shkodrën.
Këto zgjedhje nuk janë vendore klasike por janë thellësisht politike, madje më pak se një vit administrativ, ku është mbyllur edhe buxheti, investime, prokurimet, etj, por ka një perceptim real, ka një qartësi të madhe politike nga ana e qytetarit shkodran, i perceptojnë thellësisht këto zgjedhje, aq më tepër që ë shohin ndërhyrjen e kandidatit përfaqësues të Lulzim Bashës, pikërisht si njëfarë mbështetje për kundërshtarin tonë politik siç është PS.
Në Shkodër ata e dinë, flas për përfaqësuesin e Bashës që janë minorancë, me diferencë shumë të madhe, dhe fakti që ato pranuan të futen në këto zgjedhje edhe pasi dolëm me një kandidaturë nga procesi i primareve, është perceptuar si një tendencë, ose tentativë për ti shërbyer Edi Ramës, në këto zgjedhje, dhe kjo ja shton konotacionin politik këtyre zgjedhjeve.



