
Shqipëria ndodhet në mesin e 75 vendeve për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pezullojë vizat për një afat të pacaktuar.
Analisti Indrit Vokshi tha në studion e emisionit MCN Live se vendimi i SHBA-së nuk është mesazh vetëm për Shqipërinë, por tregon që jemi vend pa standarde.
Nuk mendoj se është mesazh ekskluziv për Shqipërinë.
Nëse jemi bashkë me këto vende që sanksionohemi duhet të themi që kemi problem dhe pse duhet të jemi ne në këtë listë?
Nuk është ndëshkim për qytetarët. Është politikë e emigracionit të SHBA që ka prekur shqiptarët. Pyetja është pse nuk jemi në atë listën tjetër? Sepse nuk kemi standarde.
Ka të bëjë me politikat e emigracionit të Trump. Është politikë e premtuar.
Kjo e ndërprerjes së fondeve është ekskluzive. Pse duhet që BE të sjellë fonde kur këto i vjedhin, nëse janë abuzuar para me teknologjinë pse duhet të sjellë për teknologjinë. Njëlloj si me bujqësinë.
I ndalur tek protesta e 24 janarit, Vokshi tha:
24 janari është rinxjerrje e militantëve në fushë për të treguar që jam ende unë.
Protesta nuk ndodh me kalendar. E vendosa unë me 24 dhe me 24 është zemërimi. Nëse zemërimi qendra pse nuk shfryhet sot. Është kalendari gati ushtarak që Berisha do nxjerrë trupat në shesh që Berisha të tregoj që është lideri i opozitarëve. Po shkon të nxjerrë 5 mijë vetë.



