
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë nga detyra 4 drejtorë të Hipotekës në vend si dhe dy drejtues nga institucioni i ALUIZNI-t, me arsyetimin se performanca e tyre në punë ka qenë e dobët.
Vendimi është dhënë nga vetë Rama gjatë një mbledhje me drejtuesit e këtyre dy institucioneve.
Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili, i cili kujton se ne fushate Rama eshte ankuar qe punet ne keto dy institucione nuk shkonin mire se ishin drejtore te LSI.
"Po tani qe i zgjodhi vete keta drejtoret kush ja ka fajin? Fajin ja ka vetem vetja e tij dhe shkollepakesia e tij proverbiale.
Eshte i paafte dhe pike, s’ja kane fajin as drejtoret dhe as nuk i bejne derman as drejtoret qe heq dhe as gjithe qeveria sikur ta nderroje te gjithen", thekson Vasili.

Po ky germadha kryeminister a i emeroi vete keta drejtoret e hipotekave, qe po i shkarkon tufa tufa?
Po ky kryeminister na cau derrasat, duke thene qe po i emeron drejtoret me konkurs, me portal, me me kritere, me seleksionim. Se qau e lau dikur ky se medemek fajin ja kishin te tjeret qe punet nuk i shkonin mire.
Po tani qe i zgjodhi vete keta drejtoret kush ja ka fajin?
Fajin ja ka vetem vetja e tij dhe shkollepakesia e tij proverbiale.
Eshte i paafte dhe pike, s’ja kane fajin as drejtoret dhe as nuk i bejne derman as drejtoret qe heq dhe as gjithe qeveria sikur ta nderroje te gjithen.
Trurin shtuf nuk e rigjeneron dot as ilacet dhe as bari.



