
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve, ku ndalesën e radhës e kishte me banorët e Ersekës.
Nga aty, Berisha e vuri thekin tek interesi kombëtar, ndërsa shtoi se nuk mund ta dojë kombin një kryeministër që kërkon ta kthejë Shqipërinë vasal të një vendi tjetër dhe pjesë të Jugosllavisë së vjetër.
Tragjike është se sot me efekte shkatërrimtare për Kolonjën dhe Shqipërinë, ai që është sot në Tiranë po bën gjithçka me Ballkanin e Hapur për të ndryshuar siç thotë Vuçiçi, Jugosllavi e vjetër plus Shqipëri. ndodhemi në një moment kritik. E di se jo të paktë janë ata që thonë kemi halle më të mëdha se kaq. Kjo nuk është e drejtë, për çdo njeri të qytetëruar nuk ka interes më jetik se ai kombëtar.
Ata që e shkëputën Shqipërinë dhe e bënë të pavarur e bënë nga dashura. Shqipëria do të eci vetëm nëse e duam dhe fëmijët tanë do të jenë zotër të vendit nëse i mëkojmë me këtë. Vetëm vende patriotike zhvillojnë vendet e tyre. Nuk e do kombin ai që do ta kthejë vasal të një shteti tjetër.
Ai shtoi se kryeministri Edi Rama ndjehet më i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç se sa me kryeministrinë Kosovës Albin Kurti, dhe kjo e gjithë vetëm sepse Kurti nuk pranon Ballkanin e Hapur, një projekt sipas tij anti-shqiptar.
Asnjë kolonjar pavarësisht bindjeve partiake, nuk mund të bjerë dakord me këto politika. Çfarë arritjesh ka që ne ti besojmë këtij njeriu dhe regjimit të tij. Ishim në Bruksel do të na çojë në Beograd. Sot kemi rrogat më të ulëta.
Ç’duhet të bëjë tjetër me ne si shqiptarë që ta tolerojmë. Ky po sillet si pushtues me shqiptarët, ndjehet më afër me Vuçiçin se me Albin Kurtin, sepse Kurti nuk pranon projektin Ballkanin e Hapur, projekt mirëfilli anti Shqiptar.
Duhet ti jemi mirënjohës që po e kundërshton. Marrëdhëniet shqiptaro serbe nuk janë kurrë të sinqerta nëse nuk kalojnë nga Prishtina. Ndryshe sjellin vetëm atë që ndodhi në Kosovë.
Dua t’ju ftoj të angazhohemi me përkushtim në dialog me çdo qytetar vendi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik dhe kush thotë të kundërtën të paraqesë argumente. Një vend që po shpopullohet me shpejtësi marramendëse.
Berisha gjithashtu hidhi akuza ndaj Ramës ku sipas tij, ai po merr eksporte me çmime të larta nga Serbia të cilat janë plehra kimike.
Shikoni çfarë ndodh sot: prodhimi bujqësor në Shqipëri dhe e kam denoncuar me qindra herë po shkatërrohet me shpejtësi të madhe. Isha mbrëmë në Prrenjas. Dhe më tha një qytetar. “Kishim në fshat 400 lopë, kemi disa dhjetëra” tjetri mbushte arkat me kumbulla dhe i hidhte në kanal me radhë sepse atë që s’e bën askush në botë e bën ky me dogmën “Kampioni po pret 1110 vite në dogana!!!”
Po çdo vend në botë në kulmin e prodhimeve të veta vë kufi, prit të shesësh të miat! Nëse ne nuk mbrojmë tregun….Prodhimet tuaja kalben, bien, po si e zgjidh Edi Rama këtë?! E zgjidh: “Bujqit po eksportojnë në Beograd!!!’
E dini ju çfarë po eksportohet?! Jua them unë! Po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës, se është lista! Është e vërtetë. Janë rritur eksportet me Serbinë 30% nga të cilat 20% janë eksporte të plehrave kimike të depozituara në Shqipëri me çmime të larta.
Fermerët nuk i kanë blerë dot dhe këta i rieskportojnë. Ky është “eksporti shqiptar”. Ne nuk prodhojmë asnjë kilogram ure, as nitrat më kurse importet serbe janë rritur me 250%! Janë rritur me 2.5 herë në një hark kohor dyvjeçar!”



