Thaçi dhe Hoti pas takimit: Nuk do të lejojmë që dialogu të zbresë në nivel teknik

Thaçi dhe Hoti pas takimit: Nuk do të lejojmë që dialogu të zbresë në nivel teknik

Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti ka folur para mediave lidhur me temat që kanë diskutuar me fokus të veçantë për dialogun me Serbinë.

Thaçi ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe të mos rrëshqitet në dialog teknik.

 “Të ndodhë njohja reciproke dhe të mos lejojmë që ky dialog të zbres në nivel teknik sepse dialogu është komplet politik. Niveli teknik do të thotë status quo”, ka thënë Presidenti.

Edhe kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk do të rrëshqasë në dialog teknik por do të fokusohen në marrëveshjen finale që nënkupton njohjen reciproke.

“Ne do të angazhohemi që dialogu të mos rrëshqasë në dialog teknik por të fokusohemi në çështjen kryesore që është njohja reciproke e cila duhet të jetë edhe marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hoti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy