
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla i është drejtuar Gjykatës së Lartë, me kërkesën për tu liruar nga burgu. Ish-zyrtari kërkon të hetohet në gjendje të lirë, pasi sipas tij, vuan nga zemra dhe nuk mund të jetojë në kushtet e burgut. Ai ka kërkuar edhe më herët një masë sigurie më lehtësuese edhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkesë e cila është rrëzuar. Nga ana tjetër, avokatët kanë argumentuar se Alla nuk është i aftë të përballojë burgun. Kujtojmë që pas arrestimit, Lefter Alla u shtrua në spitalin e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë afro 3 milionë Euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjetër Bulqizë.



