
Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëron mundësinë që Kryeministri Edi Rama të ketë kërkuar azil politik për shkak se do të jetë në kërkim ndërkombëtar.
Ai tha sot për mediat se nga informacionet që ka, kreu i qeverisë ka parashikuar ekzil, pasi e di që do të jetë person në kërkim ndërkombëtar.
Nuk kam thënë vend evropian, janë informacione që duhen verifikuar dhe shqyrtuar, por të dhënat janë se ai ka parashikuar një ekzil diku sepse e di që do jetë ‘wanted’ jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe drejtësia e vendeve të tjera.
Nuk e kam specifikuar vendin. Se mund të shkojë edhe te Lukashenko, se i lidh Alabari me Lukashenkon. Po drekonte dje a pardje me të në Baku.



