Bardhi: Berisha po solidarizohet me non gratat e Ramës duke sulmuar SHBA-të

Bardhi: Berisha po solidarizohet me non gratat e Ramës duke sulmuar SHBA-të

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, e cila erdhi pas një postimi në rrjetet sociale të ambasadores amerikane.

Bardhi shprehet se PD është e vetmja që nuk ka individë non grata në SHBA në gjirin e saj. Reagimin e Berishës, Bardhi e quan sulm ndaj SHBA-ve.

Postimi i Bardhit  

2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës. Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës.

Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy