Lajçak vazhdon vizitën në Kosovë, takohet sot me liderët e opozitës

Lajçak vazhdon vizitën në Kosovë, takohet sot me liderët e opozitës

Pas takimit të mbyllur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës së tij do të takohet me liderët e partive opozitare në Kosovë.

“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor. Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet edhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Lajçak gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.

Lajçak megjithatë s’ka përmendur vizat, regjim që nuk u hoq për kosovarët as në Samitin e Bashkimit Evropian, përkundër se u rikonfirmua se kushtet teknike janë plotësuar.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, pos takimeve me opozitar ka të planifikuara vizita edhe në Veri të vendit e në qytetin e Prizrenit.

Së fundmi vendet e Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy