Felaj: Nuk u surprizova nga kandidimi në listë të hapur edhe pse është risk

Felaj: Nuk u surprizova nga kandidimi në listë të hapur edhe pse është risk

Deputetja socialiste Ermonela Felaj thotë se nuk u surprizua nga kandidimi i saj në listë të hapur në qarkun e Tiranës.

Nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ajo deklaroi se edhe pse kandidimi në listë të hapur ka rreziqet e veta, shton se ka 16 vite në politikë.

Nuk e kisha surprizë faktin që do isha në listë të hapur, unë garoj për mandatin tim të pestë.

Risk është por nuk mendoj se pas 16 vitesh në politikë duhet të llastohemi. Çdo brez ka kohën e vetë.

Edhe unë jam pjesë e një brezi të ri politikanësh kur hyra në vitin 2009, kur u ndryshua 40% e grupit të Partisë Socialiste, gjë që përcaktoi edhe fitoren tonë në zgjedhjet e vitit 2013.

Kur iu bashkova politikës, punoja për një pushtet tjetër të pavarur.

Mendoj se Tirana është një listë e harmonizuar mirë.

Jo domosdoshmërisht kontributet për një parti politike duhet të të bëjnë anëtar të Kuvendit.

Mjafton të kesh rekorde të mira dhe kjo të bën kandidat më të mirë. Edhe mënyra të tjera janë përdorur për rinovimin e një force.

PS është partia politike që ka fituar pushtetin qeverisës, që me pushtetin dhe Kryeministri të përcaktojë drejtimet kryesore të vendit.

Në vijim, Felaj pohoi faktin se fushata ka filluar më herët, por shtoi se gjithçka vjen prej votës së diasporës.

Regjistrimi i diasporës kërkonte një fushatë më vete, më 9 prill KQZ do nisë fletët e votimit drejt diasporës kudo që ndodhet.

Do të duhet që herë tjetër në ndryshimet në Kodin Zgjedhor të ndryshojmë edhe kohën e fushatës, do jetë një kohë më e gjatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy