Akuzat e PD-së: Gonxhe në 1 muaj karantinë mori 3 kategori shtesë në patentë

Akuzat e PD-së: Gonxhe në 1 muaj karantinë mori 3 kategori shtesë në patentë

Të tjera akuza të forta vijnë për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor nga Partia Demokratike. Këtë herë është zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, që po për të njëjtën temë, atë të përfitimit për shkak të detyrës, akuzon Gonxhen por jo vetëm, edhe ministren e infrastrukturës Belinda Balluku.

Sipas Zhupës, duke iu referuar dekumentave që ajo publikon, Gonxhe gjatë periudhës 11 maj- 16 qershor ka fituar 3 kategori shtesë në patentë, për shkak se ia kanë dhënë vartësit e tij. Sipas zëdhënëses së PD-së, drejtuesit e ministrisë bëjnë sikur nuk i shohin shkeljet e Gonxhes, ndërsa bën thirrje që prokuroria të hetojë.

STATUSI NGA INA ZHUPA

Dje i drejtova disa pyetje publike Gonxhes: Nëse ai ka abuzuar me deryrën për përfitime personale duke marr kategoritë e patentave për një muaj ndërkohë që është vetë drejtor i patentave? Të përgjigjej nëse ka marr kategoritë si drejtori i madh që ka në dorë t’ju bëj gjëmën nga ai i pari tek i fundit atyre që kanë detyrimin për ti dhënë kategoritë?

Qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre prisnin që Gonxhja i patentave t’ju përgjigjej pyetjeve të drejtuara publikisht.

Por të gjithë e kemi vënë re se si kryebashkiakët, deputetët, funksionarët rilindas vuajnë nga humbja e kujtesës për dënimet e marra, për shkeljen e ligjit, abuzimin me detyrë, kështu që po mundohem ta ndihmoj të kujtoi.

Më poshtë dokumentat nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat e drejtorit të patetave Gonxhe që merr kategoritë për vete nga njerëzit që janë në vartësi dhe njerëzit që kanë të lidhur aktivitetin e tyre pikërisht nga urdhërat e tij. Po ta shikoni edhe nga dokumenti është pikërisht Drejtoria e Transportit Rrugor që drejton Gonxhe.
Brenda një muaji, ditën e parë të hapjes nga karantina 11 maj deri ne 16 qershor Gonxhja i shton 3 kategori për veten e tij nga vartësit e tij.

Shpresoj që këto ta ndihmojnë që ti kthehet kujtesa dhe ti përgjigjet publikut për pyetjet e tjera të bëra publikisht.

Balluku, le të bëj sikur nuk dëgjon dhe nuk i shikon shkeljet e Gonxhes, sepse kështu do e ndajnë faturën e abuzimit me detyrën së bashku. Prokuroria ka detyrimin të nis hetimet, dhe ti hyj në thellësi aferave të shumta të Gonxhes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy