Lufta në Ukrainë/ Xhaçka takim me trupin diplomatik: Ngjarjet janë dëshmi se shqetësimet tona ishin të justifikuara!

Lufta në Ukrainë/ Xhaçka takim me trupin diplomatik: Ngjarjet janë dëshmi se shqetësimet tona ishin të justifikuara!

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë për të informuar mbi rolin dhe qëndrimin e Shqipërisë lidhur me agresionin mbi Ukrainën.

Shqipëria po bën gjithçka që mundet, në maksimumin e aftësive dhe kapaciteteve të saj. Vetoja e Rusisë bllokoi miratimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit. Por ky nuk ishte fundi i rrugës dhe rezoluta po diskutohet me të gjithë botën në Asamblenë e Përgjithshme, ku jemi optimistë, se falë përpjekjeve të të gjitha vendeve tuaja dhe shumë të tjerave, kjo rezolutë do të kthehet në një ushtrim që demonstron përkushtimin e botës ndaj Kartës së OKB-së dhe ndaj parimeve bazë të sistemit të bazuar në rregulla që ne kemi rënë dakord të respektojmë. Kam udhëzuar të gjitha ekipet shqiptare, në OKB, OSBE, Këshillin e Evropës, Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe çdo forum tjetër ndërkombëtar apo rajonal, që të miratojnë të njëjtën qasje proaktive në mbështetje të Ukrainës dhe në denoncimin ndaj Rusisë”, është shprehur Xhaçka.

Më tej, ministrja deklaroi se ngjarjet në Ukrainë dëshmojnë se izolimi i Ballkanit Perëndimor është kosto e lartë për BE.

Ngjarjet në Ukrainë janë dëshmi se shqetësimet tona ishin të justifikuara. Kjo e bën shumë të qartë se kostoja e izolimit është shumë më e lartë se kostoja e integrimit. Sinjalet që po marrim tani tregojnë se BE-ja është e fokusuar tani siç nuk ka qenë për një kohë. Nëse BE-ja është e bashkuar dhe e përkushtuar, nëse tregon të njëjtën vendosmëri siç po tregon në mbështetje të Ukrainës tani, rajoni ynë, Ballkani Perëndimor nuk do të jetë më i prekshëm ndaj përpjekjeve për të nxitur telashe dhe grindje dhe do të përfitojë siguria e Evropës në tërësi”, tha më tej Xhaçka.

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Shkurov vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se sistemet bazë të vendit të tij dhe sektori i energjisë po funksionojnë qëndrueshëm.

E pranishme në takim ishte edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila u shpreh se: “jemi të gjithë të befasuar me veten - për shpejtësinë, vendosmërinë, këmbënguljen, seriozitetin dhe sakrificën; kjo nuk vjen pa sakrifica - me mënyrën se si ne po i përgjigjemi, duke i dalë në mbrojtje Ukrainës, por edhe duke dalë në mbrojtje të mënyrës sonë të jetesës”.

Luiggi Soreca, theksoi se Komisoni Evropian po shqyrton aplikimin direktivës së mbrojtjes së përkohshme, e cila nëse miratohet nesër në Këshillin e Ministrave te Drejtësisë dhe të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së do të sigurojë një mbrojtje të plotë për qytetarët ukrainas deri në tre vite në secilin vend të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy