Basha: Sot një ditë shprese për shqiptarët, sfida të mëdha na presin

Basha: Sot një ditë shprese për shqiptarët, sfida të mëdha na presin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se sot ka një dritë shprese për të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa.

Në një deklaratë për mediat, pas marrjes së rekomandimit të Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, kryetari i PD-së, Basha, tha se “Në çerekshekullin e kaluar Shqipëria ka njohur probleme të mëdha, kriza të rrezikshme shoqërore dhe politike dhe shumë shpesh ka njohur dhe dështime, prandaj ia dedikoj këtë arritje në radhë të parë  njerëzve të thjeshtë. Ka qenë forca e tyre dhe presioni që i kanë bërë politikës të ndërmarrë hapat në procesin e integrimit të Shqipërisë”.

Basha, pasi vlerësoi kontributin e Partisë Demokratike, theksoi se rruga që kemi përpara është e vështirë, sfida të mëdha na presin, siç janë sfida e zgjedhjeve te ardhshme dhe lufta kundër korrupsionit.

“Partia Demokratike dhe unë do të jemi në krye të këtyre përpjekjeve, që politika të kthehet në shërbim të aspiratave të qytetarëve dhe mbi të gjitha, të arpiratës së tyre europiane”, theksoi Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy