Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaroi sot publikisht votën kundër të forcës që përfaqëson për çështjet që do të shqyrtohen në seancën parlamentare të së enjtes. Një nga pikat për të cilën do të votojë kundër ishte akti normativ për buxhetin, siç tha edhe Vasili.
Sa për organet e vettingut, Vasili tha se LSI-ja do të propozojë disa amendamente dhe për këtë kërkoi edhe votën e mazhorancës.
“Mbështetjen e organeve të reja të vettingut, proces për të cilin është punuar shumë. Ne nuk mund të pajtohemi me shkurtimet drastike që qeveria i ka bërë për qëllime që ajo i di. Kemi vendosur të paraqesim amendamente që reflektojnë pikë për pikë ato kërkesa që vetë këto instutucione kanë bërë për fonde dhe personel për të siguruar funksionimin normal të tyre. Shpresojmë shumë që qeveria dhe maxhoranca të reflektojnë shumë për këto amentamente dhe t’i votojë”,- u shpreh ai.



