Lajçak për takimin Kosovë-Serbi: U arrit përparim i plotë në disa çështje

Lajçak për takimin Kosovë-Serbi: U arrit përparim i plotë në disa çështje

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak deklaroi të hënën se në dialogun e zhvilluar mes përfaqësuesve të këtyre dy shteteve në Bruksel, është arritur përparim i plotë në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjes së personave të pagjetur dhe të zhvendosur.

“Është e rëndësishme që të dy liderët këtë mëngjes, teksa kanë ardhur nga takimet e Shtëpisë së Bardhë, kanë konfirmuar se janë të lidhur me prioritetet e integrimit në Bashkimit Evropian dhe në vazhdimin e punës për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë Lajçak pas takimit.

Sipas tij, në takimin e së hënës është diskutuar për çështjet e komuniteteve minoritare, dhe pretendimeve të përbashkëta financiare e pronësore.

Lajçak mes të tjerash ka përmendur se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, mirëpo se në to është shënuar përparim.

Bisedimet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë javën e ardhshme në nivel ekspertësh, dhe në nivel liderësh më vonë gjatë këtij muaji, përkatësisht më 28 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy