
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili denoncon se deputetëve të opozitës u vendosin vetëm nga 1 minutë e gjysmë e deri në 3 minuta për të folur.
Me anë të një denoncimi në rrjetet sociale, Vasili publikon një dokument dhe thotë se për të gjithë deputetët e Partisë së Lirisë janë vetëm pesë minuta.
Për Sali Berishën janë vetëm tre minuta. Për Belind Këlliçin vetëm tre minuta.
Shikoni dokumentin e rendit të ditës për të hënën tek seanca plenare dhe do të kuptoni turpin e parlamentit të marrë peng nga banditizmi rilindas.
Lapangjozët rilindas mashtrojnë me orë të tëra në parlament ndërsa opozitës i bëjnë gjithçka që ta pengojnë të thotë të vërtetat, që ju përvëlojnë.
Të çlirohet Parlamenti i rrëmbyer nga Rama! Parlamenti duhet të çlirohet me çdo kusht.
Ndaj të hënën në ora 17.00 protesta do të jetë tek Parlamenti!



