Noka: Thyerja e sanksioneve të Perëndimit, tradhti kombëtare. Anije me mallra ruse dhe serbe kalojnë në Portin e Durrësit

Noka: Thyerja e sanksioneve të Perëndimit, tradhti kombëtare. Anije me mallra ruse dhe serbe kalojnë në Portin e Durrësit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi për tradhti ndërkombëtare dhe thyerje të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.

Anije me mallra ruse dhe serbe, të denoncuara disa herë nga Partia Demokratike, me destinacion Serbinë dhe Rusinë, kanë përdorur portin e Durrësit, si portën e shqyer të Europës, folenë e korrupsionit dhe trafiqeve ndërkombëtare, duke mbajtur të hapur tubin e oksigjenit për Putinin, makinerinë e tij të luftës dhe genocidit ndaj Ukrainës dhe majmur padronin e tij, serbomadhin Vuçiç.

Edi Rama dhe tregtarët e tij të sigurisë kombëtare janë të parët dhe të vetmit thyerës të embargos ndërkombëtare kundër Rusisë, për interesa të kësaj te fundit dhe “Rusisë së Vogël” në rajon.  

Është kjo deklarata e bërë nga Noka ditën e sotme, në një komunikim për mediat, duke thënë se për një vend të NATO-s dhe kandidat të BE, kjo është dyfish e dënueshme dhe dyfish skandaloze.

Për kombin shqiptar kjo është një tradhti e hapur kombëtare. Ky akt kriminal ndërkombëtar dëshmon se Edi Rama për pushtetin e tij është gati të lidhet me armiqtë e vjetër dhe të rinj të Shqipërisë dhe të Perëndimit, dhe të përdorë hapësirën e një vendi të NATO-s për të furnizuar dhe lehtësuar operacionet e një regjimi që është në luftë me Aleancën.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt sabotazhi, tradhtie dhe skuthërie të Ramës dhe të veglave të tij, që për një grusht para janë gati të nxjerrin në ankand sigurinë e vendit.

Kjo vërteton, jo vetëm tradhtinë ndaj Perëndimit dhe popullit të vet, ai me këtë akt e rendit Shqipërinë si pjesë të “Boshtit të së keqes”, nga Moska në Beograd dhe “Aleancës së rublave dhe dinarëve”.

Në emër të PD, Noka i bëri thirrje NATO-s që të shtojë monitorimin e hapësirës shqiptare, duke kujtuar se bëhet fjalë, jo vetëm për territorin e një vendi aleat, por edhe sigurinë e publikut, dhe për më shumë interesat jetike afatgjata të kombit shqiptar në Ballkan.

Përdorimi i portit të Durrësit në funksion të Vuçiçit dhe Putinit është shqyerje e portave të sigurisë kombëtare, shenjë se funksionet gjeostrategjike të Shqipërisë u nënshtrohen interesave të armiqve tanë dhe jo interesit kombëtar.

Sipas tij, infrastruktura e sigurisë së Shqipërisë është në duart e tradhtarëve të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy