“Autogoli i Bolinos”! Balliu: Mori para nga inceneratori, kërkoi rritje pagese në kohë fushate

“Autogoli i Bolinos”! Balliu: Mori para nga inceneratori, kërkoi rritje pagese në kohë fushate

Koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu, ka reaguar pas shkuarjes në Bashkinë e Tiranës të botuesit Carlo Bollino menjëherë pas mbarimit të seancës gjyqësore në gjykatë, ku ishte përballë drejtuesit politik të PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.

Balliu me anë të nëj postimi në rrjetin scial ka shkruar se është fakt i pakundërshtueshëm që Bollino ka marrë para nga inceneratori, por më e rëndë është se ka kërkuar rritje të pagesave në kohë fushate.

Që Bolino ka marrë para nga inceneratori është një fakt i pakundërshtueshëm ajo çka është më e rëndë, është se ka kërkuar edhe rritje të pagesave sepse ka qenë kohë fushate, pra inceneratori që nuk ekziston që vidhte dhe vazhdon të vjedhë taksat e qytetarëve paguante edhe për fushatën, paguante edhe për propagandën e fushatës.

Bolino e ka hedhur në gjyq Jamarbër Malltezin dhe Belind Kelliçin për shpifje, patjetër me shumë gjasa ja ka sugjeruar pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj. Dhe ndaj sapo ka mbaruar gjyqi është larguar me shpejtësinë e dritës drejt bashkisë të Tiranës për ti kërkuar llogari Erion Veliajt.

Shikoni se si në e-mail Bolino kërkon më shumë para nga inceneratorët për fushatën dhe se si i mbush xhepat me kompanitë e veta. Dokumentet ja faktet, pyetja mbetet, si nuk janë në burg akoma këta banditë anti komb?!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy