Kurti e Vuçiç sot në një panel diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Kurti e Vuçiç sot në një panel diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Tryeza e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” e cila do të mbahet në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, do të bëj bashkë sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Të dy do të përballen në këtë tryezë si pjesë e panelit i cili do të filloj mëngjesin e sotëm.

Në agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, bëhet e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti.

Pjesëmarrjen e këtyre dy politikanëve në këtë panel e kanë konfirmuar zyrat për medie nga dy qeveritë e dy vendeve.

Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

Ndryshe takimi i fundit – ndonëse joformal- në mes të Kurtit dhe Vuçiç, daton më 4 maj, kur dy liderët shtetëror pas takimeve të ndara që patën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, darkuan në pallatin Borsig në Gjermani, në prezencën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy