Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat u është përgjigjur pretendimeve të kandidatit për kryetar Agron Shehaj.
Gjana u shpreh se lidhur me rastin e Shehajt përfaqësuesit ose nuk kanë pasur kartë anëtarësie, ose nuk kanë qenë në listën e anëtarëve, ose janë deleguar nga një degë në tjetrën.
Sipas Gjanajt përfaqësuesit nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara dhe për këtë arsye komisioni ka marrë këto vendime.
“Mbrëmë deri ne 00.30 ka vazhduar procesi i marrjes së propozimeve për përfaqësuesit.
Me kandidaten Harxhi deri në orën 12 kemi mbyllur të gjitha emrat.
Ajo ka lënë disa vende bosh, nuk ka përfaqësim dhe ka pasur dakordësim.
Në 7-8 raste kemi pasur probleme të përfaqësuesve të kandidatit Shehaj.
Sepse erdhën disa propozime që u rrëzuan nga Komisioni.
Ose nuk kanë pasur kartë anëtarësie, ose nuk kanë qenë në listën e anëtarëve, ose janë deleguar nga një degë në një degë tjetër…
Jo se nuk ka përfaqësim po ka kritere saktësisht të përcaktuara, për të cilat komisioni ka marrë vendimet përkatëse.
Për llogari të Shehajt janë plotësuar me përfaqësues të tjerë, Kruja, Lushnja, dega 4, Kavaja, Maliqi, Shkodra që ende nuk futet një nga përfaqësuesit.”, u shpreh Gjana.
Kujtojmë se më herët Shehaj denoncoi parregullsi në procesin e votimit, duke thënë se në një pjesë të madhe të qendrave të votimit vëzhguesit e tij janë përjashtuar dhe janë penguar të monitorojnë procesin.
Gjithashtu kandidati për kryetar i PD-së, tha se mijëra anëtarë të PD-së janë përjashtuar nga lista e përgatitur nga komisioni qendror i zgjedhjeve të partisë.



