Gara për FSHF /Bashkim Fino tërhiqet nga të gjitha postet drejtuese në PS

Gara për FSHF /Bashkim Fino tërhiqet nga të gjitha postet drejtuese në PS

Bashkim Fino ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet që mbante në Partinë Socialiste, pas vendimit për të kandiduar për postin e Presidentit të FSHF.

“Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste.

Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”, shkruan Fino në një postim në rrjetin social "Facebook".

Pak ditë më parë kur zyrtarizoi edhe kandidimin për postin e presidentit të FSHF, Fino u shprehë se nuk është e detyrueshme të heqë dorë nga deputeti për të kandiduar për kreun e FSHF-së.

Përballë tij në garën për kreun e FSHF-së është presidenti aktual Armando Duka i cili po kërkon një mandat të 5 për të qenë në krye të futbollit shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy